Barcelona ka shkatërruar Vallecanon duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:2
Barcelona ka marr tri pikë shumë të rëndësishme përball Vallecanos, në një ndeshje ku nuk ishin Iniesta e Messi, që të dy të lënduar.
Katër gola për Barcelonën i shënoi Neymar, derisa një tjetër e shënoi Suarez. Derisa për mysafirët shënuan Javi Guerra dhe Jozabed.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, aq sa ka edhe Reali që gjendet në pozitën e parë në tabelë. /Express