Quantcast
Channel: Alba Express » Sport
Viewing all articles
Browse latest Browse all 16

Kur Ronaldo driblonte të gjithë bashkëlojtarët e tij te Barca (Video)

$
0
0


Braziliani Ronaldo, është një ndër lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit dhe të gjitha klubet që kanë pasur fatin ta kenë në skuadër, krenohen me këtë fakt.
Barcelona arriti të transferoi atë nga PSV për rreth 17 milionë euro në vitin 1996, gjë që në atë kohë ishte një rekord botërorë në tregun e transferime.

Edhe pse braziliani qëndroi vetëm për një sezon të katalunasët, ai i ndihmojë atyre të fitojë tre kupa. Kurse, në aspektin personal ai arriti të bëhet golashënuesi më i mirë në La Liga, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje, rekord që mbeti i pathyer deri në sezonin 2008/09.

Se Ronaldo ishte i pandalshëm, këtë e tregon edhe video e më poshtme, ku ai tallej me bashkëlojtarët e tij në stërvitje, duke i dribluar ata sa herë që donte.

Pas Barcelonës, Il Fenomeno u transferua te Interi, ku edhe e morri nofkën e famshme, pasi ishin Nerazzurrët kulmi i karrierës së tij. /Telegrafi/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 16